Nga Kreta, kryeministri Edi Rama kërkon votën e shqiptarëve më 11 maj për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në BE. Në takimin me shqiptarët e larguar nga vendi, Rama tha se sot janë bashkë për të shkruar historinë e integrimit të Shqipërisë, proces për të cilin theksoi se e realizon vetëm PS.
Rama gjatë fjalës së tij ka folur se komuniteti i Greqisë meriton vlerësim të veçantë, sepse sipas tij kanë hequr më shumë nga çdo komunitet tjetër i shqiptarëve në diasporë.
Rama: Naim Frashëri na tha të gjithëve se dielli lind andej nga perëndon dhe kështu, dekadë pas dekadë, Ëndrra Europiane e shqiptarëve mori një hov tjetër kur rinia doli në rrugë, dhe u bashkua duke thirrur: “E dua Shqipërinë të Europës.” Mua nuk më pëlqen fjala diasporë dhe shqiptarët e diasporës janë regjistruar për t’i dhënë jetë, një ëndrre reale që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së dhe janë 65 mijë ndër ta të cilët janë këtu në Greqi. Janë ata dhe pasardhësit e tyre që kaluan kufirin, të papërkrahur dhe krejtësisht të vetëm dhe duke i hyrë detit në këmbë dhe që sot janë pjesë e pandarë krenarie e Shqipërisë. Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një vlerësim të posaçëm se ka hequr më shumë nga të gjithë dhe ja ka dalë si askush tjetër.