Kryesore

Rama nga Holanda: Jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 05/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj janë në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si edhe me investitorë të  tjerë, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama vlerësoi mbështetjen e Holandës dhe renditi disa prej investimeve më të rëndësishme holandeze në vendin tonë teksa shtoi se kompania Shell po realizon një zbulim shumë të rëndësishëm në Shqipëri.

Ne kemi kënaqësinë dhe priviligjin për të pasur në vendin tonë “Shell-in”. Kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin tonë publik, rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që “Shell” po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës në nëntokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë, por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”,-tha Rama.

Pas