Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama nga Fieri: Epoka e “kokave” të krimit do të mbyllet pa kthim

2023/11/03 at 6:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama nga Fieri: Epoka e “kokave” të krimit do të mbyllet pa kthim

Kryeministri Edi Rama thotë se për shkak të reformës në drejtësi dhe punës që është bërë nga forcat e rendit, shteti është sot në një fazë revanshi të rëndësishëm ndaj krimit të organizuar.

Në asamblenë e zgjeruar të PS-së në Fier, Rama ka folur për drejtësinë ku sipas tij krimi i organizuar, nga i shtrirë këmbëkryq në vendin tonë, është tkurrur në vatra të caktuara.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se arrestimet e fundit të “kokave” të larta të krimit tregon se po vjen fundi i asaj që njihet si “bota e nëndheshme”.

“Kjo nuk është diçka që bëhet se do ta bësh ti dhe e bën. Kjo është diçka që kërkon shumë kohë, kërkon shumë durim, kërkon shumë sofistikim. Krimi i organizuar, ishte i shtrirë këmbëkryq në të gjithë territorin. Sot është tkurrur në vatra të caktuara. Por me krijimin e SPAK-ut dhe me fokusimin tani të dyja palëve, se deri dje thuhej policia, policia, policia, por aleati më i madh i krimit të organizuar në Shqipëri ka qenë prokuroria dhe gjykata.

Nga ana tjetër vërtetë kemi bërë hapa kundër krimit të organizuar por kanë qenë hapa që nuk na kanë dhënë pozicion revanshi, na kanë dhënë një pozicion ekuilibri. Tani kemi hyrë në revansh, shteti, jo qeveria. Qeveria ka ministrinë e Brendshme, ministria e Brendshme është përgjegjëse për punën e Policisë, në të njëjtën kohë shteti ka shërbimin e vet informativ që është futur në një fazë komplet tjetër. Edhe kundër krimit të organizuar, edhe kundër korrupsionit. Por tani është edhe SPAK-u. Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash profilesh të larta të krimit të organizuar është vetëm fillimi i fundit, që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë.

Do të jetë shumë e afërt koha, nuk flas për dekada, flas për një kohë të shkurtër, kur të gjitha këto vatra do shuhen dhe të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajo të rrinë në Shqipëri se një pjesë ia kanë mbathur, do përfundojnë aty ku kanë filluar të shkojnë ata që janë provat e para të gjalla se si këtu nuk ka asnjë kompromis me krimin e organizuar dhe këtu këtë luftë që e kemi filluar dhe e kemi zhvilluar me 1001 vështirësira 10 vjet më parë do ta fitojë shteti dhe do ta fitojë pa kthim. Natyrisht nuk ka vend demokratik pa krim.

 Nuk ka vend demokratik ku mos të ketë dhe struktura të krimit të organizuar se zhdukja përfundimtare e krimit është diçka që nuk e ka arritur asnjë vend në botë, por ama një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale në botën e krimit të organizuar do mbyllet pa kthim. Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja ‘bota e nëndheshme’, ata do kenë bishtat e tyre, do kenë jetët e tyre, por jo më mbi dhe, nën dhe. Mbitoka e Shqipërisë do të jetë e qytetarëve shqiptarë, pastaj lufta e shtetit me krimin e organizuar do të bëhet me minjtë e nëntokës dhe jo nëpër mexhelise dhe jo deri edhe nëpër fonde publike. Kjo është mbase pak, për mua është shumë, por është një nga gjërat më të sigurta. Koha shumë shpejt do të flasë për këtë që po them”, u shpreh Rama./Opinion.al

Etiketa: edi rama

Ju sugjerojmë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
Bota

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

23 Korrik, 2025 10:30 pm
Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
Aktualitet

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

23 Korrik, 2025 10:17 pm
Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

23 Korrik, 2025 10:11 pm
Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë
Aktualitet

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

23 Korrik, 2025 9:55 pm
Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA
Bota

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA

23 Korrik, 2025 9:39 pm
Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
Aktualitet

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

23 Korrik, 2025 9:15 pm
Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
Bota

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

23 Korrik, 2025 9:08 pm
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi
Bota

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

23 Korrik, 2025 8:44 pm
Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Aktualitet

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

23 Korrik, 2025 8:35 pm
Para
Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, pezullohen dy policët e hetimit

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, pezullohen dy policët e hetimit

Sulmohet spitali ‘Al Shifa’ në Gaza, raportohet për 50 viktima

Sulmohet spitali ‘Al Shifa’ në Gaza, raportohet për 50 viktima

Moti i keq, bllokohet aksi Përmet-Çarshovë

Moti i keq, bllokohet aksi Përmet-Çarshovë

TE FUNDIT

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
23 Korrik, 2025

Një studim i ri nga University of Nottingham ka zbuluar se pandemia e Covid-19 ka përshpejtuar shëndetin e trurit njerëzor,...

Lexo më shumë

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
23 Korrik, 2025

Më shumë se 70 ligjvënës izraelitë kanë miratuar një rezolutë më 23 korrik, përmes së cilës i bëhet thirrje Qeverisë...

Lexo më shumë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
23 Korrik, 2025

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një draft ku përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për banesat. Ato...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
23 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme një rast të ndërhyrjes së institucioneve për lirimin e hapësirave të zaptuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com