Kryeministri Edi Rama ka folur nga Brukseli, ku sapo mbërriti për nisjen e punimeve të Samitit të BE.
Në një prononcim për mediat, Rama u shpreh se nuk pret të zgjidhet asnjë në Bullgari pavarësisht optimizmit të ngutur të disave në Bruksel.
Ai përsëriti edhe nj herë faktin se Bullgaria po mban peng dy vende anëtare të NATO-s, duke iu referuar vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Jua kam thënë dhe po e përsëris, përkundër optimizmit të ngutur të disave dhe këtu në Bruksel, nuk pres që të zgjidhet asgjë në Bullgari. Por ndërkohë nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulim e një lufte të nxehtë në kufijtë e Europës, nën vështrimin e 26 shteteve të tjera, që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë në romanin e famshëm. Do të jetë një motiv”,-tha Rama./Opinion.al