Aktualitet

Rama: Nga nesër nis ndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:21 - 01/12/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat po prezanton vendimet e marra në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kreu i qeverisë bëri me dije se do të jenë mbi 695 mijë pensionistë që do të përfitojnë bonusin prej 5 mijë lekësh të reja, ndërsa shtoi se duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë shpërndarja e bonusit të fundvitit për këtë kategori.

Po ashtu ai bëri me dije dhe kategoritë e tjera që do të përfitojnë nga bonusi i fundvitit, i cili shkon në total 4.3 miliardë.

“Duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë lëvrimi i bonusit të fundvitit për të gjithë 695.101 pensionistë prej 5000 Lekësh të reja, edhe pse kemi pasur vështirësi të posaçme këtë vit, vështirësi që dihen, përsëri për ne ka qenë e padiskutueshme jo vetëm për pensionistët, por edhe për 66 mijë të tjerë të kategorisë pensionist që kanë pensione invaliditeti, përfaqësuesit e të cilëve kemi pasur edhe një dialog intensiv në nivelin e Ministrisë së Financave, rakordojmë dhe plus 6000 Lekë të tjera të reja që shkojnë 110 mijë Lekë të vjetra për këta pensionistë si kompensim i nevojshëm dhe i merituar bazuar edhe në rezultatet e dialogut që kemi zhvilluar.

Po ashtu do të mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike, për të cilat siç e dini kemi pasur disa rritje të ndihmës, por gjithsesi mbeten në vëmendje dhe në nevojë për t’u  mbështetur edhe me bonusin e fundvitit, si dhe për gjithë kategorinë e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve. Në total, është një paketë prej 4.3 mld Lekësh të reja, rreth 40 milionë Dollarë që vihen në dispozicion pikërisht të këtyre kategorive, që janë edhe kategoritë më në nevojë të shoqërisë sonë.

Ndërkohë kemi marrë edhe vendimin për të filluar nga Janari i vitit të ardhshëm edhe aplikimin e një tjetër mase të konsultuar me publikun gjatë Këshillimit Kombëtar për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur, të cilave qeveria do t’u paguajë të gjitha sigurimet  shoqërore dhe shëndetësore njësoj sikur të ishin në punë”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas