-U tha në Opinion

Rama: Nëse më duhet të ndërtoj një qeveri nga halli, unë iki


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:07 - 22/04/21 |
el ida

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ai do të largohet nga Partia Socialiste në rast se nuk merr një mandat të qartë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Nëse s’ka një mandat të qartë unë nuk jam”, u shpreh Rama duke pohuar se ai nuk do të ndërtonte një shumicë qeverisëse nga halli.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Fevziu: Kush është kufiri që ju ndan?

Rama: Nëse s’ka një mandat të qartë unë nuk jam. Nëse duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam .

Fevziu: Nëse ju keni 71 vota nuk do jeni më kryetar i PS?

Rama: Norma në demokraci është që partia e parë është partia fituese. Dhe normalisht ai që ka numrin më të madh të votave, merr mandatin. Ai figura, shoku im atje në Hagë, e ka mandatin e katërt…Merr 23% dhe ka 6 muaj rri i rrotullon ata, i bën. Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin, për t’u thënë shqiptarëve: më jepni 4 vjet t’ju jap një Shqipëri tjetër, unë nuk jam. Ti realizon ëndrrën, “Rama ik”./Opinion.al

Pas