Gjatë fjalës në Parlament, kryeministri Edi Rama foli edhe për shitblerjen e votës. Ai tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është përgjegjësja më e madhe e këtij fenomeni, duke thënë se gjatë zgjedhjeve PD dhe PS nuk janë ruajtur nga njëra-tjetra, por nga LSI-ja.
“Le të flasë Myslimi, që në zgjedhjet e fundit kishin frikë mos ua blinte votat LSI-ja. Edhe ne nuk kemi pasur probleme votash me PD-në, por me LSI-në. Del “daja Titi” që këndon këngën të shpëtojmë Shqipërinë nga ata që blejnë votën. Po shpëtojeni pra, gjysmën e punës e keni bërë, keni dalë në rrugë, ikni në shtëpi tani. Të rrijë LSI-ja një turn pushim, ta shihni se nuk ka blerje votash, nuk ka shitje votash. Se nuk ka kush i blen, nuk ka kush i shet. Bëjeni, shpëtojeni Shqipërinë”, tha Rama, fjalë që u duartrokit nga deputetët e majtë./Opinion.al