Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Nëse grabitësit nuk ulin armët, do marrin përgjigje ashtu si grabitësi i vrarë në Fier

2018/03/26 at 6:44 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Nëse grabitësit nuk ulin armët, do marrin përgjigje ashtu si grabitësi i vrarë në Fier

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë grabitësit që ngrenë armët kundër qytetarëve dhe efektivëve të policisë se do të marrin një përgjigje ashtu si grabitësi i vrarë në Fier.


Në një takim me Policinë e Shtetit, ku do të shpërndarë disa medalje mirënjohje për efektivë të policisë, kryeministri vlerësoi në veçanti punën e patrullës së policisë në Fier që ndaloi grabitësit në shtëpinë e Minella dhe Elsa Muçit, duke zbuluar se ishte e njëjta patrullë që kapi në kohë rekord grabitësit e exchange në Fier, ku mbeti i vrarë një person.

PJESË NGA FJALIMI I RAMËS
Është një nder i posaçëm që nderoj kolegët tuaj të cilët u bënë shembull i kurajës dhe integritetit të policisë që duam.
Shteti mund të rrisë pagat, të përmirësojë logjistiken etj, por dallimin në përballjen me krimin e bën trimëria e karakteri i atyre që përballen me të.

Investimi ynë për të mbështetur rritjen e forcës goditëse të policisë së shtetit është i duhuri.
Mirënjohja ndaj të gjithë atyre që i shërbejnë interesit publik në policinë e shtetit dhe në këtë rast dhënia e medaljes së mirënjohjes së kryeministrit për disa prej jush është vetëm një gjest shumë modest po besoj i domosdoshëm kur bëhet fjalë jo vetëm thjesht për njerëz në uniformë por për kryefamiljarë që janë gati të vetëflijohen, për njerëz të zakonshëm të këtij vendi që i bën të pazakonshëm fakti që i shërbejnë këtij vendi nën uniformën e policisë së shtetit.

Karakteri dhe bindja se drejtësia e përpjekja me mendje e zemër në funksion të Kushtetutës, është arma e superioritetit të Policisë së Shtetit.

Kazanët zhurmëmëdhenj rendën ta bënin të dyshuar Policinë e Shtetit, e vërteta na bën të ndjehemi krenar.

Në emër të qeverisë dhe shumë njerëzve të zakonshëm shpreh admirim dhe mirënjohje të thellë për 5 kolegët tuaj që u përballën me grabitësit në Fier.

Ishte po kjo patrullë që u angazhua në ndjekje me shpejtësi të lartë derisa arrestoi grabitësit e armatosur që i morën jetën një qytetari në Fier. Janë të tillë heronj, që nuk i njohim sepse nuk shfaqen nëpër ekrane apo gazeta. Çdo ditë e çdo natë zhvillojnë një betejë të pabarabartë me krimin. Është krimi që e vendos orën e përballjes dhe është pikërisht gatishmëria e këtyre heronjve që përcakton fatin e betejës së pabarabartë.

Nëse keqbërësit nuk pranojnë të ulin armët dhe me armët kërcënojnë qytetarët dhe punonjësit e policisë, kjo ishte e vetmja përgjigje që do të marrin dhe që meritojnë në çdo rast. Koha kur qytetarët ishin në mëshirën e kriminelëve dhe grabitësit hynin e dilnin si në një han pa porta ka marrë fund njëherë e mirë. Patjetër që ka dhe do të ketë grabitës që synojnë banesat dhe bizneset e qytetarëve po do të ketë një polici për t’i zbuluar dhe vendosur prapa hekurave. Ashtu sikundër ka marrë fund njëherë e përgjithmonë edhe koha kur efektivët e policisë braktiseshin në rrugë përballë krimit. Koha kur komisarët e policisë vriteshin sistematikisht, koha kur kryetarët e partisë shkonin tek godina e djeshme e ushtarakëve për të kryer homazhe për komisarët e vrarë.

 

Etiketa: armetgrabitja ne fierramaVrasja


Ju sugjerojmë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Para
Njihuni me motrat ‘e fshehura’ të këngëtarëve shqiptarë

Njihuni me motrat 'e fshehura' të këngëtarëve shqiptarë

Duka i përgjigjet De Biazit për golat

Shqipëria apo Kosova? Duka komenton situatën

Arrestimi i zyrtarit serb në Kosovë, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i zyrtarit serb në Kosovë, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com