Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri ndan thirrje për dialog nga studentët, nga faqe pa identitet

2018/12/13 at 11:30 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeministri ndan thirrje për dialog nga studentët, nga faqe pa identitet

Këtë të enjte, studentët janë sërish në protestë para Kuvendit. Ata refuzojnë kërkesat për dialog, por duan te plotësohen 8 kërkesat që kanë paraqitur. Studentët duket se janë të vendosur për realizimin e qellimeve te tyre pasi dhjetëra prej tyre kanë qëndruar edhe në mbrëmje, ne temperatura te uleta, para Kryeminstrisë dhe Ministrisë së Arsimit, ku kanë ndezur edhe zjarre për t’u ngrohur.


Rama ka kërkuar disa here dialog dhe komunikim me studentët e universiteteve publike por ka marre vazhdimisht pergjigje negative. Kerkesat e tyre jane te panegociushme dhe ata thone njezeri se kushdo qe ulet ne dialog me Ramen, nuk i perfaqeson ata.

Kreu i qeverisë shpjegon se adresimi i tetë pikave duhet të nisë pa humbur kohë, por per kete kerkon negociata. Edhe pse studentet  vazhdimisht ngulmojne ” Jo negociata, jo dialog” nje sere adresash falso ne internet shperndajne thirrje te ndryshme me orare e vende fikse per dialog me kryeministrin.

Nese nuk jane vertete thirrje te studenteve, te cilet prej 9 ditesh qendrojne ne temperatura te uleta, per plotesimin e kerkesave te tyre, kush fshihet pas ketyre adresave falso?

 

Kujtojme se gjate gjithe ketyre diteve nje sere akuzash jane hedhur ndaj te rinjve te FRESSH. Ata hidheshin në sulm kundër studentëve e pro dialogut ne cdo video live te Rames,  mirëpo, ata janë “kapur mat” në rrjetet sociale. Ishte i njëjti koment, nga adresa të ndryshme në profilin e Ramës qe i nxorri zbuluar.

” Kjo histori qe te gjithe te shkojne ne universitet, mos paguajne tarifa, moa paguajne as taksa kur shkojne ne pune dhe te kerkojne super cilesi, eshte pak si e veshtire. Se vertetet Gjermania e ka universitetin publik falas, por te merr 80% te rroges taksa” shkruanin komentuesit me adresa të ndryshme.

 

Fill pas kesaj u zbulua dhe prejardhja e komenteve, direktivat kishin ardhur nga Elio Hysko, kryetari i FRESSH.

Ne fund te mesazhit ai shkruante : Komentet qe duhen bere.

Kujtojme gjithashtu se te marten ne mbremje Rama, u shfaq para disa studenteve ne emisionin “Top Show” por perballe tij u zbulua se qendronin anëtarë të FRESSH dhe të rinj të afërt me Partinë Socialiste.

Pavarësisht tentativave për mbulim nga ana e tyre, dhjetra profile nëpër rrjetet sociale kanë denoncuar  studentët, duke i lidhur ata ngushtësisht me PS-në përmes dëshmive me foto.

Që në momentet e para të nisjes së emisionit jane shperndare me dhjetëra denoncime lidhur me personat që gjendeshin përballë Ramës në studio.

Lidhja e tyre me forumet dhe përfaqësues politikë të PS-së bëhej edhe më e qartë përmes fotove, që po vetë të deklaruarit student kishin publikuar në rrjetet e tyre sociale.

Disa prej pjesëmarrësve madje pranuan se ishin pjesë e FRESSH, mirëpo sipas tyre kjo nuk i ndalonte që të ishin pjesë e emisionit.

Ndërkohë studentët e vërtetë të kësaj proteste qëndronin deri mëngjesin e sotëm, duke sfiduar të ftohtin në ambientet e jashtme të kryeministrisë, madje dy prej tyre kishin shfaqur dhe probleme shëndetësore.

Mesa duket i vënë në vështirësi nga bojkoti i studentëve,  kryeministri shperndan thirrje per dialog nga faqe te paidentifikuara, e profile falso qe kerkojne dialog.

Por studentet e ngjirur duken te vendosur.

‘’Në takimin me kryeministrin të shkojnë FRESSH-istat që hanë sufllaqe. Protesta jonë nuk ka dialog.”/Opinion.al

Etiketa: FRESSHpropaganderama


Ju sugjerojmë

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun
Aktualitet

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun

4 Gusht, 2025 8:19 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike: Iku dhe treni, vazhdojmë

4 Gusht, 2025 6:06 pm
Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori, 20% grant për blerjen e banesës
Aktualitet

Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori, 20% grant për blerjen e banesës

4 Gusht, 2025 5:51 pm
Marrëveshja me Italinë, anija italiane niset drejt Shëngjinit me 49 emigrantë në bord
Aktualitet

Po mbahen në Kampin e Gjadrit, e paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve

4 Gusht, 2025 4:01 pm
20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht
Aktualitet

20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht

4 Gusht, 2025 3:50 pm
Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…
Aktualitet

Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…

4 Gusht, 2025 3:39 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Drafti i Kodit të Ri Penal/Rama: Të alarmuarit të mos ekspozohen shumë në diell…

4 Gusht, 2025 3:13 pm
Metës iu komunikuan akuzat në SPAK/ Avokati: Kreu i PL s’ka asnjë gjurmë korrupsioni
Aktualitet

Metës iu komunikuan akuzat në SPAK/ Avokati: Kreu i PL s’ka asnjë gjurmë korrupsioni

4 Gusht, 2025 2:53 pm
Skema Kombëtare e Investimeve, Rama: Paketa përfshin kredi të buta dhe 50% grante!
Aktualitet

Skema Kombëtare e Investimeve, Rama: Paketa përfshin kredi të buta dhe 50% grante!

4 Gusht, 2025 2:35 pm
Mbërrin në Portin e Durrësit anija franceze “Bel Espoir”
Aktualitet

Mbërrin në Portin e Durrësit anija franceze “Bel Espoir”

4 Gusht, 2025 2:20 pm
Para
Nikolla: Kam qenë 20 orë në dispozicion të Komisionit të Edukimit

Nikolla thotë "e kam të lehtë të iki", por nuk tregon pse po qendron

Protesta live/ Rezistenca vazhdon, mijëra të rinj para Kuvendit

Protesta live/ Rezistenca vazhdon, mijëra të rinj para Kuvendit

Rudina Hajdari thyen bojkotin, shkon në parlament të shpëtojë mandatin

Rudina Hajdari thyen bojkotin, shkon në parlament të shpëtojë mandatin
















TE FUNDIT

Netanyahu merr vendimin: Pushtim i plotë i Gazës

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Gusht, 2025

Kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se është marrë vendimi për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet në...

Lexo më shumë

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun
4 Gusht, 2025

Richard Grenell, i Dërguari për Misione Speciale i SHBA, ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimi....

Lexo më shumë

Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur

Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur
4 Gusht, 2025

Një aksident tragjik ndodhi në Itali në autostradën mes Arezzos dhe Firences, ku një kamion u përplas me një ambulancë...

Lexo më shumë

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
4 Gusht, 2025

Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale të të cilave emërohen nga Kuvendi i Kosovës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com