Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e “Tonight” të gazetares Ilva Tare, thekson se nuk e di se kush e ka çuar opozitën tek parku i Liqenit.
“Ata kanë dalë tek parku sepse kanë arritur tek kodra dhe merren me gardhin e parkut , pasi e tundën dhe e tundën flamurin e dekriminalizmit, tani nuk i del se s’ka jo 19 deputetë por asnjë deputetë i PS-së që bëhet subjekt dhe asnjë kryetar bashkie i kësaj partie që e kap ligji më i ashpër në planet”, tha Rama.
Kreyeministri shtoi meqë ju doni të pastroni këtë gjungël nga kriminelët, shkruani çfarë të doni.
“Me vetëdijën e plotë se ne po merrnim pjesë në një ushtrim jo dhe fort estetik nga pikëpamja kushtetuese, por për të bërë një sqarim për publikun, dhe me ndërkombëtaret që këta duan të bëjnë një gënjeshtër më të madhe që të besohet sa më shumë”, tha ai.
Rama, nënvizoi se ne e shtrimë ligjin për dekriminalizmin edhe në administratën publike, këta donin vetëm këta 19 deputetët që janë aty.
https://youtube.com/watch?v=JsDyaR0snP0