Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në takimin me gratë dhe vajzat socialiste: Në 12 Maj, Shqipëria do gdhihet rozë

2025/04/11 at 6:38 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama në takimin me gratë dhe vajzat socialiste: Në 12 Maj, Shqipëria do gdhihet rozë

Kryeministri i vendit Edi Rama, në takimin ‘Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030’ u shpreh se “Shqipëria është grua, Evropa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE varet nga motrat, nënat dhe bijat e Shqipërisë.”

Rama falenderoi vajzat dhe gratë për të gjithë mbështetjen e madhe dhe punën e palëkundur që kanë bërë, teksa u shpreh gjithashtu besimplotë se në zgjedhjet e 11 Majit, PS do të jetë fituese dhe se siç tha ai, “Shqipëria më 12 Maj do të gdhihet e mbuluar me rozë”.

Ai theksoi se nënat, gratë dhe bijat tona, janë suksesi kryesor i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

”Nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar se sa fakti që kjo forcë mbështetet fuqimisht nga gratë. PS e mbështesin në rang kombëtar 56% e zgjedhëseve gra dhe vajza ndërsa në qarqe të caktuara kjo shkon në 65%. Kjo do të thotë që tek burrat dhe djemtë mbështetja është më e ulët.

Mbështetjen kuptimplotë dhe inkurajuese të pjesës më të ndjeshme, më të arsyeshme, sakrifikuese të popullit shqiptar që janë gratë dhe vajzat nuk do ta ndroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, mbështetjen e burrave dhe të djemve, të cilën e çmoj shumë.  Nuk ka asnjë diskutim që mes dy palëve zgjedh të parat nënat, bijat dhe motrat dhe jo për një as për dy arsye, por për më shumë dhe prandaj sot nuk mund ta nisnim këtë etapë të fundit drejt finishit të 11 Majt përveçse këtu dhe kështu me gratë dhe vajzat që duke e njohur nga brenda organizimin e PS meritojnë të quhen komandot e armatës sonë në të gjitha qarqet që koordinojnë veprimtaritë e skuadrës, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ju falenderoj të gjitha ju këtu në sallë dhe të gjithave në 11 sallat e tjera dhe ju çoj një përqafim.

Ai flamur që ju keni qëndisur me shumë durim, zonë më zonë e qendër votimi me qendër votimi do ta mbulojë të gjithë hartën elektorale dhe në mëngjesin e 12 Majit Shqipëria do të gdhihet e mbuluar me rozë që është ngjyra e grave dhe vajzave, por që është edhe ngjyra e Partisë socialiste të Shqipërisë. Nuk janë sot rastësisht të ndërlidhura kaq shumë me njëra-tjetrën. Kjo është një sinergji shumë domethënëse sepse ka nisur që 20 vjet më parë kur i sapozgjedhur shkoja vizitoja organizata”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera Rama ka kujtuar edhe fillimet e tij në parti ku prania e grave ishte shumë e ulët në parti.

“Nuk kishte asnjë grua dhe asnjë vajzë dhe ajo që e bënte dëshpëruees takimin e këtij lloji ishte përgjigja e pyetjes time se pse nuk ka asnjë grua këtu. Po ku ka gra këtu tek ne. Ndërkohë në atë kohë Parlamenti nxinte nga burrat kurse qeveria e sapoformuar kishte vetëm një grua dhe këtu në parti nisi një revolucion gjinor që u shtri jashtë kësaj partie, por duke rritur sistematikisht vendimmarrjen e grave”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane
Bota

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

10 Nëntor, 2025 9:49 pm
Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
Bota

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

10 Nëntor, 2025 9:07 pm
Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
Politikë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

10 Nëntor, 2025 8:32 pm
Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
Bota

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

10 Nëntor, 2025 8:02 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet
Politikë

Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet

10 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Rama flet për kontributin e grave në Kamëz: Përmbysën realitetin e zymtë të asaj zone

Rama flet për kontributin e grave në Kamëz: Përmbysën realitetin e zymtë të asaj zone

Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën, të pranishëm në shesh edhe fëmijët e Ilir Metës

Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën, të pranishëm në shesh edhe fëmijët e Ilir Metës

Dyfishohen të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara

Dyfishohen të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara

TE FUNDIT

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
10 Nëntor, 2025

Luana, transgjinorja e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan thotë se ka ndryshuar gjininë nga mashkull në femër. Ndryshimi...

Lexo më shumë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
10 Nëntor, 2025

Transgjinorja Luana Myrto ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj, që nga momenti...

Lexo më shumë

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
10 Nëntor, 2025

Aprovimi i ligjit për barazinë gjinore ka ndezur një debat të fortë publik. Si temë e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv...

Lexo më shumë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com