Kryesore

Rama: Në Shkodër na ka mbetur sharra në gozhdë, nuk ka rilindur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:42 - 31/03/21 |
Opi Nion

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama është takuar me kandidatët për deputetë për qarkun e Shkodrës.

Në fjalën e tij, Rama tha se prej vitesh Shkodra, bashkia e së cilës drejtohet nga kryebashkiakja e PD, Voltana Ademi, ka mbetur e prapambetur nga qytetet e tjera të cilat sipas tij, kanë rilinduar.

 “Ka bërë që Shkodra të jetë më e prapambetura, krahasuar me qytete të tjera që përmes Rilindjes urbane, dhe bashkëpunimit me bashkitë, kemi bërë punë të bukura. Këtu në Shkodër për fat të keq na ka mbet sharra në gozhdë. Një lloj gozhde që s’ka çekiç që i bën derman. Prej 30 vjetësh ndryshket dhe e than trurin e njeriut të kthyer në tifoz të partive. Në rastin konkret të PD.  Edhe pse hendeku i prapambetjes thellohet. “-tha Rama./Opinion.al

Pas