Kryesore

Rama në SHBA: Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Miçiganit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:05 - 05/12/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt SHBA ku është takuar në Detroit me dekanin e programeve e studimeve ndërkombëtare në universitetin e Miçiganit, Steven Hanson.

Rama ka postuar një video në “Facebook”  nga takimi me Hanson, krahas së cilës shkruan se qeveria po punon për të mundësuar hapjen e rrugës  së universiteteve shqiptare me ato ndërkombëtare, në mënyrë që të kenë programe e projekte të përbashkëta.

Rama tha se është nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi  për bashkëpunimin e universitetit shtetëror së Miçigan dhe universiteteve shqiptare.

Postimi i Ramës

Detroit, Miçigan – Në Universitetin Shtetëror të Miçiganit me Dekanin e programeve e studimeve ndërkombëtare, Steven Hanson dhe ekipin drejtues të këtij universiteti prestigjoz amerikan, në rrugën e hapjes së universiteteve tona ndaj universiteteve ndërkombëtare, me programe e projekte të përbashkëta, të cilat do t’u mundësojnë të rejave e të rinjve shqiptarë studime të nivelit të lartë pa u larguar domosdoshmërisht nga Shqipëria./Opinion.al

Pas