Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të marte.
Para hyrjes së selisë, Rama është takuar me një të moshuar e cila e ka uruar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Më pas sapo ka hyrë në ambjentet e selisë, është pyetur nga gazetarët për një koment për rezultatin.
I buzëqeshur, ai është përgjigjur : “Të mbarojnë një herë zgjedhjet, pastaj”.
Kujtojmë se deri më tani sipas të dhënave zyrtare të KQZ, Partia Socialiste renditet forca politike e parë në shkallë kombëtare pasi projeksioni i deritanishëm i jep plot 82 mandate.
Nërkohë Partia Demokratike parashikohet të marrë 52 mandate.