Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në samitin e klimës: Si do na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, jondotësit

2021/11/02 at 2:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama në samitin e klimës: Si do na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, jondotësit

I pranishëm në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, mbajtur në Glasgou, Skoci, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria po vuan pasojat e vendeve të mëdha, të cilat ndotin edhe më shumë planetin.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është një vend jondotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur krizën energjetike.

“Ndoshta jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Në mbledhje të tilla ne na thonë se çfarë të bëjmë, të dëgjojmë e të mbajmë shënim. Por ende nuk mora përgjigje për pyetjen që kisha para se të vija këtu.  Kështu bëra, ju dëgjova dhe mbajta shënim, por ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjen me të cilën kam ardhur këtu. Si kanë ndërmend të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, një vend jondotës. Po, po, një vend jondotës”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë tha: “Tani që po vjen dimri, buxheti ynë ka humbje, pasi na duhet të blejmë energji dhe çmimet kanë shkuar në qiell. Për më tepër, për shkak të thatësirës së madhe, hidrocentralet tona nuk i përmbushin dot nevojat e vendit. Kështu gjendemi midis dy përbindëshave, Shilës, ndërsa lutemi të bjerë shi për prodhimin e energjisë elektrike dhe Karibdës, rrezikut të përmbytjeve shkatërruese që gërryejnë pjesë masive të ekonomisë sonë të vogël rurale. Vetë kriza e klimës në veprim.

Kështu, vendi im thotë me vete – ke 100 për qind burime të ripërtëritshme, po, por cila është përgjigjja për familjet dhe biznesin e vogël që nuk ia dalin të paguajnë fatura edhe më të larta për konsumin e energjisë elektrike? Mos po paguajmë çmimin se po bëjmë gjënë e duhur?

Ne nuk mund të rrimë pa bërë gjë e të presim nëse tregjet lëvizin me shpejtësi në drejtimin e duhur. Shpresoj që do t’i mbani premtimet për financim, për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; duke nisur nga modele të energjisë së pastër, siç është Shqipëria. Ky financim nuk duhet të vijë në formën e huave që i zënë vendet tona në grackën e ciklit të borxhit, por përmes granteve që na fuqizojnë të investojmë. Dhe shpresoj që mbështetja nuk do të vazhdojë të nënkuptojë studime e strategji pa fund, ndikimi i të cilave është shumë herë më i ulët sesa kostoja që duhet për të paguar njerëzit nga vendet e pasura që i hartojnë ato”./Opinion.al

Etiketa: ramasamiti i klimësSkoci

Ju sugjerojmë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
Politikë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

6 Nëntor, 2025 12:15 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

6 Nëntor, 2025 12:10 pm
Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…
Kryesore

Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…

6 Nëntor, 2025 11:44 am
Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros
Kryesore

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros

6 Nëntor, 2025 10:59 am
Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore
Bota

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore

6 Nëntor, 2025 10:16 am
Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
Kronikë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

6 Nëntor, 2025 9:07 am
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

6 Nëntor, 2025 8:00 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:48 am
Para
Nis vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë

Nis vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë

Rama takon Lenardo Di Caprion në Skoci: Na lidh mbrojtja e Vjosës

Rama takon Lenardo Di Caprion në Skoci: Na lidh mbrojtja e Vjosës

Komisioni për inceneratorët/Tabaku:Do japin llogari këtu 3 kryebashkiakët

Komisioni për inceneratorët/Tabaku:Do japin llogari këtu 3 kryebashkiakët

TE FUNDIT

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
6 Nëntor, 2025

Ilirjana Nano zgjidhet kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ. 116 deputetë votuan pro, votim që u krye në mënyrë të...

Lexo më shumë

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
6 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm detaje të reja nga projektbuxheti i ri. Në një deklaratë video në...

Lexo më shumë

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
6 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se shumë shpejt do të nisin protestat kundër qeverisë. “Do vendosim shumë shpejt...

Lexo më shumë

Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…

Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…
6 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se projektligji për barazinë gjinore, i cili pritet të votohet sot në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com