Aktualitet

Rama në RTE: Nuk kanë krahasim lëvizjet separatiste me pavarësinë e Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 10/10/21 |
Opi Nion

Në një intervistë për televizionin spanjoll RTE, Kryeministri Rama është pyetur lidhurme çështjen e Kosovës, për të cilën tha se është problemi i fundit i pazgjidhdhur nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.

Lidhur me faktin se edhe Spanja është një nga vendet që nuk e ka njohur Kosovën, Rama tha se kjo ka ndodhur për shkak të problemeve të brendshme të këtij shteti, ndërsa pohoi se nuk ka asnjë krahasim mes lëvizjeve separatiste në Spanjë dhe Kosovës së pavarur nga Serbia.

“Është e vërtetë por e dimë mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka të bëjë me ndonjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo Kosovën. Por me historinë, me problemet e saj të brendshme. Dakord të jemi të qartë që nuk ka asnjë krahasim me lëvizjet separatiste brenda në Spanjë dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”, tha Rama./Opinion.al

Pas