Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në Pogradec, inspektim në parkun e Drilonit dhe në Tushemisht

2023/11/14 at 9:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama në Pogradec, inspektim në parkun e Drilonit dhe në Tushemisht

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mëngjesin e kësaj të marte punimet për rehabilitimin e parkut të Drilonit dhe Tushemishtit në Pogradec.


Në këtë vizitë, Rama shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli, drejtori i FSHZH Dritan Agolli, si dhe inxhinierë e drejtues punimesh.

Drejtori i FSHZH, Dritan Agolli bëri me dije se në Pogradec po punohet për tre projekte të integruara, Shëtitores së Tushemishtit, Parkut të Drilonit dhe rrugës së aksesit deri në pikën doganore të Tushemishtit, ku do të shumëfishohen hapësirat në funksion të turizmit.

“Në këtë zonën këtu janë tre projekte që janë të integruara. Një është projekti që është financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, që ka të bëjë me gjithë pjesën e Drilonit brenda. Projekti i dytë që është komplementar me të, është projekti qe financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që është shëtitorja e Tushemishtit së bashku me molet dhe pasarelën dhe rrugën e aksesit deri në pikën doganore të Tushemishtit, është dhe bypass-i i Tushemishtit që financohet përsëri nga Fondi Shqiptar dhe BB, për devijimin e trafikut, pasi këtu do të bëhet shëtitore e gjitha, do jetë pedonale, nga fshati, duke e lidhur me pikën doganore, për të cilën mbyllëm procesin e shpronësimeve dhe fillojmë nga puna brenda javës”, shpjegoi drejtori i FSHZH Dritan Agolli ndërsa theksoi se “aktualisht jemi në fazë të avancuar punimesh të të dyja kontratave”.

Projekti transformues sjell risi arkitekturore, duke e bërë më tërheqëse dhe më të aksesueshme hapësirën publike.

“Dy janë mole që mund të ankorohen varkat dhe dy të tjerat janë mole për turistët, për vizitorët. Ajo që është e rëndësishme është dhe një pasarelë, futet në liqen, ecën nëpër liqen dhe lidhet prap me molin tjetër që ka për të qenë një rrugë që njerëzit të mund të ecin në liqen. Po ndërkohë dhe rruga nga Tushemishti deri në doganë, është rrugë që po zgjerohet, rikonstruktohet, ka trotuar, korsi biçikletash. Bëhet një rrugë turistike njëlloj si pjesa e parë”, vijoi drejtori i FSHZH Agolli, teksa shtoi se: “Sezonin tjetër kjo do të ketë marrë formë, mund të kenë ngelur gjëra të vogla. Shpresojmë që në harkun kohor të 3 muajve ne të mbyllim bypass-in, se e shkurtër është si rrugë, në mënyrë që të devijojmë trafikun dhe kalojmë me shtresën e fundit, gjelbërimin dhe ndriçimin. Pjesa tjetër e punimeve, punimet nëntokësore kanë mbaruar të gjitha.”

Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit do të shumëfishohet në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë, do të ketë 3 parkime me 550 vende për automjete, e gjitha një zonë e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore të Tushemishtit.



Ju sugjerojmë

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër
Aktualitet

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

21 Qershor, 2026 11:01 am
Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës

21 Qershor, 2026 9:03 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Para
Izraeli transferon inkubatorë për foshnjat në spitalin në Gaza

Izraeli transferon inkubatorë për foshnjat në spitalin në Gaza

Arrestohet deputeti ukrainas, dyshime për tradhti

Arrestohet deputeti ukrainas, dyshime për tradhti

La Stampa 1990/Intervistë me Kadarenë në Paris: Largimi instinktiv nga Shqipëria, Ramiz Alia, lidhja e shkrimtarëve, Dritëro Agolli, efekti vaclav havel…

La Stampa 1990/Intervistë me Kadarenë në Paris: Largimi instinktiv nga Shqipëria, Ramiz Alia, lidhja e shkrimtarëve, Dritëro Agolli, efekti vaclav havel...
















TE FUNDIT

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër
21 Qershor, 2026

Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Zenelaj, pranë varrezave. Sipas informacioneve, flakët përfshinë barishte dhe...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
21 Qershor, 2026

Në Tiranë qytetarët kanë protestuar për të 21-tën herë mbrëmjen e djeshme teksa për orë të tëra janë mbledhur para...

Lexo më shumë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}