TIRANË- Ndërsa politika e media ziejnë prej ditësh për skandalin e CEZ, ku në pah kanë dalë edhe lidhje të politikanëve me personat e përfshirë në aferën e kompanisë CEZ, Kryeministri na shfaqet krejt i qetë.
Jo vetëm që nuk ka asnjë deklaratë prej tij gjatë gjithë kësaj kohe, por në fotot e postuara në faqen zyrtare në Facebook shfaqet krahë-qafë me bashkëshorten rrugëve të New York.
Rama ka marrë pjesë në “World Leadership Forum 2015” ku ka folur për politikën e artin. “Jam para një audience të larmishme të pranishmish nga bota akademike, sipërmarrja, administrata”, shkruan Rama në fb ndërsa lajmëron se ky ishte vetëm një prej aktiviteteve, pasi të tjera e presin në 8 ditë qendrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra gjatë gjithë javës së ardhshme, Rama nuk do të jetë Shqipëri.