Gjatë takimit me kryetarët e bashkive në vend, Kryeministri Rama kujtoi edhe një herë nxjerrjen e satelitit të Shqipërisë në hapësirë në muajin Mars.
Rama tha se kjo do të mundësojë ndër të tjera edhe kontrollin e territorit nga ndërtimet pa leje apo situatën me plehrat.
“Në mars do kemi satelitin tonë, që do të na ndihmojë shumë kundër abuzivizmit edhe për plehrat, edhe për ndërtimet që nuk i shikoni ju çuditërisht. Që nuk i shikojnë ata që duhet t’i shikojnë në radhët e Policisë së Shtetit dhe që kur arrihet tek identifikimi i tyre ose kanë mbaruar ose janë në kat të tretë. Edhe këto do të jenë në kohë reale në pasqyrë si dhe shumë informacione nga territori që do të bëjnë të mos kemi më ndërmjetësa, të mos kemi sekserë për të marr një bakshish këtu e një atje për çfarë ndodh në territor”, tha Rama./Opinion.al