Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në konkursin për Rozafën e re: 45 minuta distanca Shkodër-Tiranë brenda kësaj dekade 

2024/07/16 at 10:28 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama në konkursin për Rozafën e re: 45 minuta distanca Shkodër-Tiranë brenda kësaj dekade 

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në konkursin ndërkombëtar në Shkodër, ku 5 studio europiane paraqesin ditën e sotme projekt-idetë për Rozafën e re. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se është një kënaqësi e jashtëzakonshme që një ngjarje e tillë kaq e madhe ndodh në Shkodër. Më tej, Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se me investimet që do të bëhen brenda kësaj dekade, distanca e Shkodrës me Tiranën do të jetë rreth 40-45 minuta, ndërsa me Vlorën rreth 2 orë. 


“Është një kënaqësi të shohësh një ngjarje kaq të madhe që ndodh në Shkodër. Është një moment shumë i bukur që jemi sot këtu. Bashkë me brezin e ri të familjes. Ky konkurs ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm, i pari i këtij lloji që bëhet në Shkodër. Në të vërtetë është edhe shprehje e ambicieve të reja për Shkodrën. Sjell një vizion, një pikë referimi dhe një destinacion turistik. 

Ka një vlerë të veçantë dhe për faktin se marrin pjesë 5 studio ndërkombëtare me reputacion dhe nga ana tjetër sepse do të sjellë 5 mundësi, një ndër të cilat do të zgjidhet nga juria për të ndërtuar një objekt që nuk është thjesht një objekt privat, por është një objekt që ne synojmë të krijojmë një ikonë të këtij shekulli për Shkodrën, e cila është shumë e pasur me monumente, me gjurmë të historisë, ku çdo brez ka lënë gjurmën e vet dhe ku kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë që do i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës për brezat që vijnë. 

Është pjesë e një vizioni shumë më të gjerë që kombinon investimet publike, të cilat për Shkodrën dhe për të gjithë këtë territor që shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi po shtohen dita-ditës dhe duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhje shumë të shpejtë dhe të sigurtë të Shkodrës me veriun lart dhe me jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të Korridorit Blu, i cili e ka një segment të përfunduar në aksin Thumanë-Kashar. Do të vazhdojë me segmentet e tjera që do të lidhin Malldrenin me Milotin, Milotin me Muriqanin dhe pastaj Balldrenin me Thumanën. 

Ne i kemi të qartë dhe hapat dhe një pjesë të rëndësishme të punës për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do të lidhen kontratat e reja për segmentet më poshtë nga Kashari në Rrogozhinë dhe nga Rrogozhina në Fier. Koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë rreth 40-45 minuta. Koha e lidhjes së Shkodrës me jugun poshtë do të jetë sa është sot koha e lidhjes me Tiranën sot. Do të mund të shkohet në Vlorë për 2 orë dhe kështu me radhë dhe për projektet e tjera. Do të sfidohet dhe më shumë Pjerin Ndreu në Lezhë që përpiqet të kthejë Lezhën në një qendër më të rëndësishme se Shkodrën”,-tha Rama. 



Ju sugjerojmë

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

31 Gusht, 2025 10:09 pm
Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
Bota

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

31 Gusht, 2025 9:18 pm
Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

31 Gusht, 2025 8:54 pm
“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon
Rajoni

“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon

31 Gusht, 2025 8:29 pm
Von der Leyen: Sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës janë krime lufte
Bota

Von der Leyen: BE po përgatit dërgimin e trupave në Ukrainë, pjesë do jetë edhe SHBA

31 Gusht, 2025 8:09 pm
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
Kryesore

Aksident në Kosovë, humb jetën një e mitur dhe plagosen katër persona

31 Gusht, 2025 7:52 pm
Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen
Bota

Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

31 Gusht, 2025 7:38 pm
OBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore
Bota

OBSH: Mbi 4,700 vdekje nga kolera, epidemia përhapet në 31 vende

31 Gusht, 2025 7:10 pm
DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës
Aktualitet

DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës

31 Gusht, 2025 6:50 pm
Para
“Po përpiqet ta kthejë Lezhën në qendër më të rëndësishme se Shkodrën”, Rama s’kursen batutat: Pjerin Ndreu e ka të vështirë, të mësojë nga…. 

“Po përpiqet ta kthejë Lezhën në qendër më të rëndësishme se Shkodrën”, Rama s’kursen batutat: Pjerin Ndreu e ka të vështirë, të mësojë nga…. 

“Më rrezikohet jeta në qeli”, GJKKO rrëzon kërkesën e Erzen Breçan, e lë në burg  

Lirohet nga burgu Erzen Breçani, Apeli i GJKKO i zbut masën e sigurisë 

Zbulohet një shpellë në Hënë  

Zbulohet një shpellë në Hënë  
















TE FUNDIT

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
31 Gusht, 2025

Një përleshje mes disa personave në zonën e Partut në Korçë ka përfunduar me plagosje. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka...

Lexo më shumë

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
31 Gusht, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të dielën se është i përgatitur që lufta në Ukrainë të zgjasë shumë. Merz...

Lexo më shumë

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
31 Gusht, 2025

Një plan 38-faqësh për Rripin e Gazës pas luftës, i titulluar "Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
31 Gusht, 2025

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com