Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës që mbahet në Romë, Itali.
Ai theksoi se të flasim për paqen nuk e bën luftën të mbarojë.
Më tej Rama tha se Vladimir Putin është jo një paqedashës dhe sipas tij nuk duhet të lënë askënd jashtë kufijve demokratë të zgjedhjë se çfarë paqja është në vendet tona europiane.
“Shqipëria është një vend i vogël me burime modeste. Asnjë fuqi për të ndryshuar fushëbetejën, por kemi qenë dhe jemi bashkë me Italinë dhe partnerët tanë kudo dhe sido Ukraina të ketë nevojë për ne, që të jemi për ta. Siç na thanë që duhet të flasim tre minuta, thjesht dua të them që kush foli para meje dhe kush do të flasë pas meje ka thënë dhe do të thotë mjaftueshëm që unë mos kem diçka interesante për kohën tuaj.
Kështu që gjithsesi dua ta ndaj me ju që jo shumë kohë më parë ky qytet kishte Papa Françeskun dhe ne duhet të bëjmë më të mirën që nuk duhet ta lëmë paqen në vijën e dytë të mendimeve tona. S’duhet ta lëmë paqen që të ndajë shoqëritë tona demokratike dhe ne nuk duhet të lëmë askënd gjithashtu jashtë kufijve demokratë të zgjedhjë se çfarë paqja është në vendet tona europiane.
Ne nuk jemi një komunitet mes vendeve që janë në luftë, në këtë luftë të mallkuar në dyert e Europës. Askush nuk ka një formulë magjike, por thjesht të flasim për paqen nuk e bën luftën të mbarojë. Vladimir Putin është jo një paqedashës. Dua të përfundoj duke ndarë me ju besimin se teksa ne do të bëjmë gjërat e duhura, të mos e lëmë Ukrainën vetëm nuk do të jemi mjaftueshëm të fortë që t’i japim fund kësaj lufte dhe të shpëtojmë Ukrainën nëse nuk do të kemi një plan të besueshëm për paqe ”, u shpreh Rama.