Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në Forumin Ekonomik me Vuçiç dhe Zaev: Të ndarë, jemi të vegjël

2021/07/29 at 11:08 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama në Forumin Ekonomik me Vuçiç dhe Zaev: Të ndarë, jemi të vegjël

Në fjalën e tij në Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama tha se bashkimi rajonal do të rrisë ekonominë në vendet e Ballkanit Perëndimor.


Rama tha se vendet e rajonit janë të vogla duke qëndruar të ndara dhe për këtë arsye duhet të bashkohen,  duke ndjekur dhe 4 liritë themelore të BE.

Rama tha se në kuadër të bashkimit rajonal do të rritet punësimi si dhe do të forcojë bashkëpunimin mes vendeve që i bashkohen kësaj nisme.

“Uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, e Greqia. Mozaiku është më i madh se tre vendet tona dhe besoj se është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku, për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme. Këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes. Ata që krijojnë punë, të ardhura dhe duan të shkojnë më tutje. Është e qartë që kjo nisëm është gjëja e duhur dhe jo vetëm është gjëja e duhur, por ndryshe nga ca predikojnë disa, është dhe e vonuar. Ky rajon s’mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush s’e kupton se sa të vegjël jemi të ndarë për të rritur ekonomikë tona, për të hapur më shumë prespektivë me vende të mirëpaguara, është i dënuar të jetojë në të shkuarën. Ne duam të projektohemi në të ardhmen përmes një nisme që nuk shpik asgjë të ren në fakt, por thjesht sjell në këtë rajon një shembull kuptimplotë që është shembulli i BE. Duke synuar jetësimin e 4 lirive themelore të BE. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Për çfarë arsye duhet të presim të mbyllur, me kurriz nga njëri-tjetri, ndërkohë që korruptimi drejt BE ka kohën, ritmin dhe kushtëzimin e vet jo thjeshtë nga çfarë bëjmë ne, por nga ajo që mendojnë të tjerët. Në fund të ditës, kur integrohemi në BE dot ë bëjmë atë që bëjmë sot pa BE. Nesër, si pjesë e BE, s’do të ketë diskutime të mundshme nëse këto liri do të zbatohen në rajonin tonë. Është për të qeshur kur dëgjon europianë në kryeqytete që pyesin, po ç’po bëni ju? Ne s’mundet dot të lexojmë shifra, fakte, të vëna para syve tanë jo nga ekspertët e qeverive tona, por nga mekanizmat financiare, ku thuhet se nëse duam të rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar, ne mund ta rrisim deri në 2.5% vetëm nga integrimi ekonomik, ndërkohë që nëse ne arrijmë nivelin e marrëveshjes evropiane të tregtisë së lirë, prodhimi do të shkojë në 7.6% në rritje. Për më tepër sot, ku përballemi me vështirësi ekstra për shkak të pasojave të pandemisë. Jo vetëm që s’mund t’ia privojmë vetes këtë potencial që ka rajoni, por duhet të bëjmë çmos të vrapojmë për të fituar një kohë të humbur”,-tha Rama./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 janar 2026

2 Janar, 2026 8:57 am
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Para
Minishengeni, Rama: Nuk është projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë

Minishengeni, Rama: Nuk është projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë

” Do flas shqip “, Rama:Shpresoj që përkthyesi mos ma shkatërrojë mesazhin

” Do flas shqip “, Rama:Shpresoj që përkthyesi mos ma shkatërrojë mesazhin

Rama: Përse të presim BE-në kur liritë mund t’i realizojmë së bashku

Rama: Përse të presim BE-në kur liritë mund t'i realizojmë së bashku
















TE FUNDIT

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
2 Janar, 2026

Policia e Elbasanit ka njoftuar qytetarët që planifikojnë të lëvizin në drejtim të Korçës apo Qafë Thanës të tregohen shumë...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

Auto-Skicë
2 Janar, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë–Shkodër. Si pasojë e përplasjes së fortë mes...

Lexo më shumë

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

Auto-Skicë
2 Janar, 2026

Shkaku i zjarrit në tragjedinë e festës së Vitit të Ri në Crans-Montana të Zvicrës mbetet i papërcaktuar. Megjithatë, po...

Lexo më shumë

Horoskopi, 2 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
2 Janar, 2026

Dashi Lërini idetë tuaja të forta mënjanë sot dhe jini të hapur ndaj njerëzve përreth jush. Nëse kapeni shumë pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com