Kryesore

Rama në Fier, inspekton vendin ku do ndërtohet spitali rajonal


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 12/01/21 |
Opi Nion

Ditën e stome kryeministri Edi Rama ka shkuar në Fier për të inspektuar vendin ku do të ndërtohet spitali rajonal.

Ky spital do të ndërtohet me mbështetjen e qeverisë turke, e cila ka premtuar se ndërtimi do të përfundojë brenda tre muajve.

Sot në Fier janë të pranishme edhe forcat e policisë, ndërsa prania e mediave nuk është në lejuar në vendin ku ndodhet kryeministri. Bëhet me dije se Rama është i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Por, pas lajmit për ndërtimin e spitali, shumë qytetarë në Fier që iu preken pronat nga ky projekt kanë protestuar.

Lidhur me protestën e 12 familjeve, Rama është shprehur se pronat e tyre do të shronësohen. Kryeministri tha se një prej garancive që i është dhënë familjeve është se në pjesën e tokës private që nuk përfshin ndërtimin e spitalit, këto familje mund të ngrenë njësi shërbimi për ata që vijnë dhe spital.

Rama ka theksuar se familjeve i është ofruar që për çdo ditë vonese për pagesën e shpronësimit qeveria do paguajë dëmshpërblim./ Opinion.al

Pas