Kryeministri Rama pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste nuk ka dashur të prononcohet për media lidhur me protestën që është zhvilluar në të njëjtën kohë kur ai po fliste për arritjet e qeverisë.
Ashtu si edhe herë të tjera, Rama ka zgjedhur rrjetin social Facebook duke ju drejtuar protestuesve.
“Çdo qytetari mes protestuesve sot që mendon se e do Shqipërinë me të pastër se unë i them: Je gabim! Ligji i shërben pikërisht qëllimit tënd!” – shkruan ai.
Rama i ka hedhur poshtë përpjekjet protestuesve për ndalimin e ligjit të importit të mbetjeve duke i thënë në një farë mënyre se nuk dinë për çfarë po protestojnë. Ai shprehet gjithashtu se Shqipërinë dhe të mirën e saj e ka në prioritetet e tij.