Kryeministri Rama ka qenë paraditen e sotme në Durrës për të folur me strukturat e PS lidhur me anëtarësimet e reja. Rama ka kërkuar që të zgjerohet partia me anëtarë të rinj. Takimi është kryer me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. Por përballë kërkesës për anëtarësime, Rama është përballur me kërkesat e militantëve për punë në shtet. Përgjigja e Ramës ka qenë se duhet t’i drejtohen privatit dhe jo shtetit për punë.