Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Bashkinë e Durrësit.


Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, kjo vizitë u zhvillua në kuadër të procesit për lirimin e hapësirave publike në këtë qytet.

Takimi me drejtuesit vendorë ka përfunduar dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar për vendimet e mundshme që janë marrë gjatë mbledhjes.

Më herët, në Fier, Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë, me qëllim rivlerësimin e tyre bazuar në performancën në punë. Vetëm ata që rezultojnë me rezultate pozitive pritet të qëndrojnë në detyrë.

Ndërsa në Vlorë, kreu i qeverisë ndërmori një valë shkarkimesh pas një vizite të befasishme ku konstatoi zaptime të hapësirave publike dhe nivel të ulët pastrimi në qytet. Ai e cilësoi situatën “të papranueshme” dhe vendosi të japë një shembull me ndërhyrje drastike në administratë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT