Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë më 12 maj një takim me bashkatdhetarët në Athinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar vendin dhe orarin e takimit.
Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në takim, të cilin ai e quan moment të veçantë krenarie.
“MIRËMËNGJES
dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.