Në fshatin e Linit është hapur për vizitorët një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore shqiptare, mozaiku i Bazilikës Paleokristiane.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga mozaiku, në fshatin e mrekullueshëm të Linit.
Sipas tij, ky mozaik sjell në dritë lashtësinë, artin dhe historinë e kësaj zone magjepsëse.
“MIRËMËNGJES
dhe me mozaikun e Bazilikës Paleokristiane në fshatin e mrekullueshëm të Linit, tashmë i hapur për vizitorët, një tjetër thesar i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore që sjell në dritë lashtësinë, artin dhe historinë e kësaj zone magjepsëse, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.