Në konferencën e sotme për shtyp, Kryeministri Rama është pyetur nga gazetarja e Tv Klan Elja Zotka, lidhur me deklaratat e LSI kryesisht të artikuluara nga Kryemadhi dhe Petrit Vasili. Ata janë shprehur se fundi i Edi Ramës do të jetë si ai i Esad Pashës.
I pyetur sot nëse sipas tij, Kryemadhi apo Vasili do të ishte Avni Rustemi, Rama është përgjigjur:
Monika më kujton më shumë Eleonorën e Selitës, se sa Avni Rustemin.
Kujtojme se Eleonora, njihet ne kryeqytet si nje grua e cila parshikon fatin.