Aktualitet

Rama mohoi rritjen e çmimit të energjisë,PD nxjerr vendimin e ERE:Gënjen si fëmija në faj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:12 - 30/10/22 |
Opi Nion

Pas deklarimit të Kryeministrit Rama se nuk do të ketë një rritje të çmimit të energjisë elektrike në 1 Nëntor dhe se ky ishte një lajm i rremë i shpërndarë nga opozita ka reaguar Partia Demokratike. Është anëtari i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha që ka publikuar vendimin zyrtar të ERE për rritjen e çmimit të energjisë. Hoxha shprehet se kryeministri dëshmoi se ERE është një kioskë e mafies së energjisë elektrike.

Reagimi i plotë

*Edi Rama gënjen si ai fëmija në faj sa herë që përballet me faktet.

Më poshtë keni vendimin zyrtar të ERE për rritjen e çmimit të energjisë për abonentët familjarë që konsumojnë mbi 800kë.

Sot, Kryeministri dëshmoi se ERE nuk është një ent publik dhe i pavarur, por është një kioskë e mafies së energjisë elektrike. Paniku nga revoltat e qytetarëve e ka detyruar për së dyti të bëjë sharlatanin duke i trajtuar institucionet publike dhe ligjet e vendit sikur të ishin tezgat e lanës që aq shumë i deshi për trofe.

Edi Rama je i pashpresë! Asnjë qindarke nuk të japin shqiptarët për të mbushur babëzine tënde.

Me 12 Nëntor do të japësh llogari para një populli që nuk të ka më frikë.

Pas