Politikë

Rama: Mjekët dhe infermierët të paguhen sipas kontributit dhe performancës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 18/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është shprehur se spitali Memorial i Fierit është hapi i parë për të sjellë në sistemin shëndetësor autonominë spitalore.

Teksa prezantoi buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2022, Rama tha se kjo do të sjellë mundësinë që bluzat e bardha të paguhen mbi bazën e kontributit dhe performancës.

Sipas kreut të qeverisë, autonomia spitalore do ta çojë shërbimin tonë mjekësor në një nivel që të mos ketë probleme cilësie.

“Për të ardhur tek eksperienca e Spitalit Memorial të Fierit. Është eksperiencë e re, është eksperiencë përtej Spitalit Memorial. Është destinuar që të jetë një pikë e patundshme referimi për cilësinë më të lartë të shërbimit, por përtej shërbimit është edhe hap i parë për autonominë spitalore, për të kaluar në një fazë të re duke i dhënë një energji më shumë gjithë sistemit dhe duke filluar që të futemi në një rrugë, ku performanca e çdo mjeku, apo e çdo  pjese tjetër të personelit do të jetë kriter bazë për rrogën bazë. Për të kaluar në një fazë ku mjekët të mos paguhen të gjithë njësoj, kryeinfermierët të mos paguhen të gjithë njëlloj, infermierët të mos paguhen të gjithë njësoj, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të  fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës.  Nuk diskutohet që është e paimagjinueshme në çfarë gjendje ishte infrastrukture e shërbimit parësor, e qendrave shëndetësore që nuk kryenin asnjë funksion tjetër, përveç funksionit që vinte mjeku me përkushtimin dhe dijen e vet. Sot patjetër që ka akoma qendra shëndetësore që janë si ato që sapo përmenda, por janë 300 qendra në pika kyçe që nuk kanë të krahasuar për nga standardet që ofrojnë për bluzat e bardha dhe njerëzit. Kanë kontribuar edhe në lehtësimin e presionit në spitalet kryesore, sidomos në spitalin tonë kryesor, më të madhin në Tiranë. Sot jemi në kushtet ku po rindërtojmë dhe po zgjerojmë, plus me një sistem pajisjesh të fjalës së fundit, struktura shumë kritike. Spitalin infektiv, Pediatrinë, Maternitetin Mbretëresha Geraldinë, Spitalin Pediatrik në Elbasan, Spitalin Rajonal në Kukës, së bashku me maternitetin atje. Të gjitha këto kantiere do të shtojnë një fuqi të re të sistemit. Patjetër nuk do ta përmbushin të gjithë nevojën për fuqi të sistemit, por do të mbulojnë faktikisht të gjithë infrastrukturën më kritike të sistemit. A janë shumë 8 vjet për t’i bërë të gjitha këto? Varet  si e shohim. Nëse 25 vjet nuk ishin shumë dhe në 25 vjet jo që nuk u shtua gjë e qëndrueshme, por u shtua vit pas  viti ndjesia  e ecjes symbyllur dhe degradimit, në 8 vjet vendosja e të gjitha këtyre bazave të rëndësishme për sistemin tregojnë për një maksimizim të kohës”,- u shpreh Rama./Opinion.al

Pas