Kryesore

Rama: Meta, shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ka pasur ky vend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:27 - 19/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama tha se zgjedhje e presidentit Ilir Meta ishte një zgjedhje me detyrim, ndërsa u shpreh se ai është shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.

 ‘Presidenti më i paparsërishtëm në llojin vet që Shqipëria ka pasur taksiratin të ketë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës president ishte një zgjedhje me detyrim përcaktim për ne pasi nuk i kishim votat dhe njëkohësisht gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, po të kesh parasysh se mungonte opozita zyrtare në sallë dhe vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që të përfaqësonte edhe opozitën. Në ato kushte në zgjodhëm një president për opozitën por duke menduar se do të ishte dhe një president për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe për shqiptarët i dha vendin një president shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.’- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama krijon identitikin e presidentit të ri, duke thënë se duhet të jetë përbashkues dhe profesionist në çështjet që lidhen me postin e Presidentit.

” Do zgjedhim një figurë për 5 vitet e ardhme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellët mes institucionet të presidentit dhe aleatëve strategjikë, miqve të vendit, që të sigurojë gjithashtu një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin e Republikës dhe të përçojë një frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët, përtej bindjeve politike dhe këtu sfida vështirësohet”,-tha Rama.

Pas