Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, Meta dhe Ruçi ngushëllime për ndarjen nga jeta të Guljelm Radojas

2021/05/05 at 11:35 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama, Meta dhe Ruçi ngushëllime për ndarjen nga jeta të Guljelm Radojas

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja si pasojë e COVID-19. Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto të aktorit, krahas së cilës shkruan; “Lamtumirë i dashur mik”.


Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllime  e tij për ndarjen nga jeta të Radojës.
Ruçi thotë se se emri, vepra dhe rolet e Radojës nuk do të humbasin asnjëherë nga kujtesa e shqiptarëve.

“Me trishtim mora lajmin mbi ndarjen nga jeta të artistit Gulielm Radoja. Aktori i mirënjohur dhe njeriu i mirë Radoja nuk e fitoi betejën me sëmundjen. Familja humbi njeriun e dashur dhe Shqipëria një artist të shquar. Por emri, vepra dhe rolet e tij nuk do të humbasin asnjëherë nga kujtesa e shqiptarëve. Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të spikatur si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të Fierit dhe si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” të Durrësit, si edhe për mbi tridhjetë rolet në filmat shqiptarë nga më të dashurit për publikun”,- shkruan  Ruçi.

Edhe Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për familjen Radoja, teksa vlerëson punën e aktori shqiptar në rolet në filma përgjatë viteve.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës shqiptare, artistit të madh Guljelm Radoja, i cili me veprën e Tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve. Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”. Ashtu sikundër do të jenë të paharruara për të gjithë ne edhe dhjetëra personazhet e interpretuara prej Tij për shumë dekada. Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. Lamtumirë miku ynë i dashur!”-shpreht Meta./Opinion.al

Etiketa: edi ramagramoz ruciGuljelm Radoja


Ju sugjerojmë

Vrasja e policit, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut të rrezikshëm
Kronikë

Vrasja e policit, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut të rrezikshëm

4 Qershor, 2026 1:08 pm
Zvërneci, Berisha thirrje Ramës: Anuloje anti-mitingun, është praktikë fashiste
Kryesore

Zvërneci, Berisha thirrje Ramës: Anuloje anti-mitingun, është praktikë fashiste

4 Qershor, 2026 11:05 am
Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën
Kryesore

Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën

4 Qershor, 2026 10:54 am
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve urdhëron tërheqjen nga lufta në Iran

4 Qershor, 2026 10:30 am
Integrimi/ Rama intervistohet nga ambasadori italian në Berlin: Duhet më pak pengesa
Aktualitet

Rama reagon për ngjarjen e rëndë në Maliq: Ndëshkim maksimal

4 Qershor, 2026 10:06 am
Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim
Bota

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim

4 Qershor, 2026 9:27 am
Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s
Kronikë

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

4 Qershor, 2026 9:26 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq dhe plagosja e një tjetri, reagon policia

4 Qershor, 2026 9:11 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Maliq/ Vritet një efektiv policie gjatë operacionit, plagoset një tjetër

4 Qershor, 2026 8:29 am
6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama
Kryesore

6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama

4 Qershor, 2026 8:27 am
Para
Atentati ndaj prokurorit, familja e Andi Malokut kërkon dëmshpërblim

Atentati ndaj prokurorit, familja e Andi Malokut kërkon dëmshpërblim

“Opinion”/ A e shkarkon dot PS-ja, Metën?

“Opinion”/ A e shkarkon dot PS-ja, Metën?

Partia Socialiste inicion procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta

Nisma për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta letër Komisionit të Ligjeve
















TE FUNDIT

Vrasja e policit, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut të rrezikshëm

Vrasja e policit, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut të rrezikshëm
4 Qershor, 2026

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja dhe plagosjes...

Lexo më shumë

Zvërneci, Berisha thirrje Ramës: Anuloje anti-mitingun, është praktikë fashiste

Zvërneci, Berisha thirrje Ramës: Anuloje anti-mitingun, është praktikë fashiste
4 Qershor, 2026

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në...

Lexo më shumë

Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën

Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën
4 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në “Bread & Heart” Festival, një ngjarje e re europiane, që bashkon në Tiranë,...

Lexo më shumë

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve urdhëron tërheqjen nga lufta në Iran

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
4 Qershor, 2026

Dhoma e Përfaqësuesve "rrëzon" luftën e Trumpit në Iran, ndërsa ai thotë se është i gatshëm të takojë edhe Mojtaba...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}