Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama mesazhe bashkimi demokratëve: Jemi shumë të vegjël për të qenë të ndarë

2022/01/09 at 12:57 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama mesazhe bashkimi demokratëve: Jemi shumë të vegjël për të qenë të ndarë

Pas protestës së zhvilluar para selisë së PD, kryemnistri Edi Rama është shprehur se nuk është argëtim të shikosh përplasjet Berisha-Basha.

Rama tha se shqiptarët janë të vegjël për të qenë të ndarë dhe se gjithë shqiptarët, teksa deklaroi PS e ka braktisur llogoren e ideologjisë, atë të trashëgimisë ideologjike.

“Një gjë dua ta theksoj. Për mua ky është mandati i tretë i qeverisjes. Për arsye që besoj mund t’i kuptojë gjithkush nuk më intereson fitorja në vetvete në aspektin e mundësisë për të drejtuar një qeveri të shumicës sepse këtë e kam përjetuar. E nëse qysh në krye të herës e kam menduar fitoren si një mundësi për vendin, për kombin, për shoqërinë, për njerëzit, sot realisht mendoj plotësisht si të tillë. E nëse deri dje brenda kësaj mundësie kam ndjerë dhe atë aspektin personal të kënaqësisë që të jep fitorja në aspektin individual, kënaqësisë që të jep duke qenë në majë, në momenti ne parë pa e kuptuar se çfarë mundi dhe sakrifice kërkon maja, sot është ndryshe. Sot më intereson vetëm sa fiton vendi, sa fiton kombi, sa fiton njerëzit, shoqëria në të përditshmen e punës sime dhe të qeverisjes sonë, e cila nuk diskutohet që është larg më të mirës së mundshme, por patjetër që është më e mira që kemi pasur dhe që mund të kemi në këtë fazë. Shiko se çfarë bëhet me ofertat e tjera. Nuk argëtohem duke shikuar se si i ndukin puplat njeri-tjetrit. Është e domosdoshme që të gjithë të bëjnë gjithçka për paqe dhe urtësi, për normalitet. Kjo ndarje e thellë, kjo përçarje që i pari plaku e ka mishëruar qysh ditën e parë si një mjet për t’i përçarë e sunduar shqiptarët, dhe që i dyti, pasardhësi i marrë me dorë dhe i vendosur aty, si hija e plakut, e ka vazhduar përsëri si një instrument thjesht politik përça e sundo, fatmirësisht pa arritur kurrë më të sundojë siç i pari arriti në dy momente duhet parë me sy të hapur nga të gjithë shqiptarët. Gjithë shqiptarët, gjithë njerëzit e zakonshëm duhet ta shohin që nuk munden të jenë kontributorë në ushqimin e këtij gjaku të prishur të politikës, të ndarjes mes komunistëve, antikomunistëve, partizanëve, ballistëve, atyre dhe nesh sepse jemi shumë të vegjël për të qenë të ndarë dhe në fund të fundit, këtu nuk bëhet fjalë për një luftë ideologjike sepse për sa më takon dhe sa na takon PS e ka braktisur llogoren e ideologjisë, atë të trashëgimisë ideologjike, por edhe të të menduarit si një kafshë politike ideologjike dhe ka zgjedhur frontin e betejës për ideale dhe ide që i përkasin një spektri të qendrës së majtë, por që e bëjnë këtë qendër të majtë një hapësirë e cila është e gatshme të koagulojë rreth vetes forca që shohin tek qendra, tek vija e drejta pa kthesa majtas e djathtas mundësinë për të gjetur zgjidhjet efikase. Këtu nuk është çështje argëtimi. Nuk ka argëtim në skenat e djeshme, skenat e djeshme janë trishtim, sëkëlldi, janë ulërimë e brendshme e një mungese të madhe përgjegjshmërie, qytetarie dhe e një kafshërie që është një fazë e avancuar e degradimit e një qenieje politike, siç është një parti politike apo një person politik. Dje pamë një përpjekje për kafshim, në kuptimin e drejtpërdrejt të fjalës mes palëve dhe fatmirësisht u shmang kafshimi i përgjakshëm. Pavarësisht se u shmang kafshimi i përgjakshëm, kafshuesit, nxitësit e kafshimit janë aty”,-deklaroi Rama./ Opinion.al

Etiketa: BashaberishaPDrama

Ju sugjerojmë

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
Bota

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

25 Janar, 2026 3:05 pm
Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
Kronikë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

25 Janar, 2026 2:11 pm
Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
Bota

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

25 Janar, 2026 1:52 pm
Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
Aktualitet

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

25 Janar, 2026 1:21 pm
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Kryesore

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës

25 Janar, 2026 12:57 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

“Ishte vdekjeprurëse”, Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

25 Janar, 2026 12:04 pm
Zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës 142 të dënuar
Kronikë

Zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës 142 të dënuar

25 Janar, 2026 11:17 am
Rama për protestën e PD: Ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur
Kryesore

Rama për protestën e PD: Ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur

25 Janar, 2026 11:13 am
Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar
Kronikë

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar

24 Janar, 2026 11:40 pm
“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e  Bardhit me policinë në komisariat
Aktualitet

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Bardhit me policinë në komisariat

24 Janar, 2026 10:27 pm
Para
“Akte dhune në PD”, reagon DASH: Shmangni zonën dhe qëndroni të vëmendshëm

Protesta në selinë e PD/ Arrestohen 34 persona, procedohen penalisht 18 të tjerë

Protesta në PD, procedohen penalisht Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka

Protesta në PD, procedohen penalisht Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka

Rreth 254 mijë izraelitë marrin dozën e katërt të vaksinës

Rreth 254 mijë izraelitë marrin dozën e katërt të vaksinës

TE FUNDIT

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
25 Janar, 2026

Moti i keq në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qindra mijëra shtëpi, sipas faqes së...

Lexo më shumë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
25 Janar, 2026

Në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë 20-vjeçari Nicolae Ionnut Erion Deliver, i lindur në Rumani dhe banues në Shkodër....

Lexo më shumë

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
25 Janar, 2026

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj incidentit të përgjakshëm në Minneapolis, ku një agjent...

Lexo më shumë

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
25 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com