Pas ndarjes nga jeta të deputetit të LSI-së në Lezhë Gjovalin Kadeli, ka ardhur edhe mesazhi i nushëllimit nga kryeministri Rama. Rama e ka cilësuar Kadelin si një njeri të admirueshëm për ato që arriti me ambicien e tij . Në këtë mesazh Rama ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit.
“Miq, kundërshtarë, kolegë, po pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës. Me keqardhje thellësisht të sinqertë, mora lajmin për vdekjen e tij dhe nuk gjej fjalë për të ngushëlluar fëmijët që pas nënës humbën edhe babanë…
U prehsh në paqe Kadel”, shkruan Rama. /opinion.al