Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë pas akuzave të Bashës, për qytetarin që shfaqej në videon e kryeministrit si demokrat dhe që i kërkonte kreut të PD-së që të takohej me kreun e qeverisë për zgjidhjen e krizës.
Basha tha pas videos se qytetari në fjalë nuk është demokrat, por kultivues droge i Armando Subashit. Pas këtij reagimi të Bashës ka reaguar edhe Rama që i kërkon ndjesë qytetarit.
Shënimi
Sot isha në Cakran të Fierit, ku ndër të tjerë pata edhe një dialog me zotërinë në videon bashkëngjitur.
Jam sinqerisht shumë i keqardhur për të, sepse për shkak të këtij momenti njerëzisht miqësor komunikimi që mund ta shihni vetë, u sulmua egërsisht (madje familjarisht) nga Lulëzim Basha si kriminel e si trafikant i shitur tek krimi!
I kërkoj shumë ndjesë zotërisë për fjalorin anormal të kryetarit të PD-së dhe i lutem atij e familjes së tij të mos e marrin seriozisht Lulëzim Bashën që mesa duket e ka humbur fare busullën.