Aktualitet

Rama më shumë jashtë se brenda Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:00 - 24/11/15 |
b.f

TIRANË- Kur iku dhe kur u kthye?! Kjo është pyetja që të vjen në mendje sa herë njoftohesh për udhëtimin e radhës të Kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për udhëtimet zyrtare, pasi ato jozyrtare janë akoma edhe më të shpeshta, sidomos në drejtim të Italisë.

Nga një analizë e thjeshtë, rezulton se vetëm gjatë muajit të fundit (24 tetor-23 nëntor) Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka udhëtuar 5 herë jashtë vendit, në vizita që kanë zgjatur jo pak por me 2-3 ditë.

Pa i hyrë analizës se sa të frytshme janë këto vizita të Kryeministrit, në çdo kohë dhe pavarësisht situatës në vend, po ju sjellim vetëm datat dhe vendet e vizitave të tij të fundit.

24 Tetor, Kryeministri Edi Rama zhvillon një vizitë në Bruksel. Merr pjesë në samitin e krizës së emigrantëve (Qendrimi: 24, 25 tetor)

26 Tetor, Kryeministri Edi Rama niset për një vizitë zyrtare 3 ditore në Hong Kong (Qendrimi: 26, 27, 28 tetor)

12 Nëntor, Kryeministri Edi Rama vizitë dyditore në Landin e Hessenit në Gjermani. (Qendrimi 12, 13 Nëntor)

19 Nëntor, Kryeministri Edi Rama zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Turqi. (Qendrimi: 19, 20 Nëntor)

23 Nëntor (sot) Kryeministri Rama niset për një vizitë në Kinë. Koha dhe qëllimi i vizitës ende nuk është zyrtare.

Kështu, rezulton që Edi Rama gjysëm muaji është në Shqipëri dhe një gjysëm tjetër e shpenzon nëpër Botë.

http://opinion.al/rama-ne-kine-ckerkon-atje/

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas