Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një video përkrah reporteres se njohur të CNN, Christiane Amanpour, duke uruar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Amanpour ka raportuar për median prestigjoze në kohën kur Kosova ishte në luftë.
Krahas videos kreu i qeverisë shkruan “Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovës”.
Amanpour ka raportuar për median prestigjoze në kohën kur Kosova ishte në luftë.