Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama me ministrin e Jashtëm arab: Bashkëpunim edhe për njohjen e Kosovës

2021/09/11 at 12:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama me ministrin e Jashtëm arab: Bashkëpunim edhe për njohjen e Kosovës

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al-Saud është shprehur se është rënë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, mbledhjet e të cilit nuk janë zhvilluar për shkak të pandemisë.

Ndër të tjera kryeministri gjatë fjalës së tij ka përmendur dhe procesin e njohjes të Kosovës nga vendet e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam, ku tha se do të ketë bashkëpunim me Arabinë Saudite.

“Ramë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, pikërisht për të adresuar prioritet në funksion të thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Nga ana tjetër ndamë edhe disa ide, sikundër dhe disa informacione në të cilat dëgjuam edhe për nismën madhështore të Arabisë Saudite për rritjen e përmasës së gjelbër të të gjithë lindjes së mesme dhe për një kontribut dhe në shkallë globale përmes projektit të mbjelljes së 50 miliard pemëve. Ne do të ishim shumë të lumtur nëse do të ishim pjesë e kësaj nisme, pavarësisht numrit të pemëve dhe në funksion të një axhende të përbashkët të të gjithë aleancës së vendeve për të përballuar sfidën e ngrohjes globale.

E fundit, dua të theksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset e rëndësishme për kandidaturat e Kosovës. Patjetër që zëri i Arabisë Saudite është një zë me shumë peshë dhe ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë me princin Faisal, i cili jemi me fat që është në krye të punëve të jashtme për shkak të njohjes së thellë dhe ndjeshmërisë së posaçme që ka për rajonin tonë. Do bashkëpunojmë që të rrisim ndjeshmërinë dhe qartësinë e atyre vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Dua ta falënderoj me gjithë zemër ministrin e Jashtëm dhe mikun tonë edhe për angazhimin e tij për t’i dhënë një shtysë së rëndësishme rritjes së komunikimit mes kompanive dhe për të krijuar një hapësirë ndërveprimi në sektorin privat, në funksion të interesave të ndërsjella”, deklaroi Rama.

Etiketa: arabi sauditekonferencerama

Ju sugjerojmë

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
Bota

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

17 Dhjetor, 2025 8:35 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

17 Dhjetor, 2025 8:33 am
Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Para
Hidhet nga pallati 64-vjeçari, Policia:Kishte probleme të shëndetit mendor

Hidhet nga pallati 64-vjeçari, Policia:Kishte probleme të shëndetit mendor

Masakra zgjedhore duhet denoncuar/Basha:Çfarë i kërkova ministrit gjerman

Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike

“Kjo verë shumë më e ndritshme”, Biden: Janë bërë 300 milionë doza vaksine

Kërkesa e Biden për vaksinim të detyruar has në rezistencë

TE FUNDIT

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
17 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara sapo përfunduan dy ditë bisedimesh me negociatorë ukrainas dhe evropianë në Berlin të Gjermanisë, të ndjekura nga...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
17 Dhjetor, 2025

DASHI Një ditë interesante, Dash, sepse ju pret një vendim që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Ky...

Lexo më shumë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com