Kryeministri Rama do të mbledhë sot grupin parlamentar socialist në një takim informal në periferi të Elbasanit.
Fokusi kryesor i mbledhjes do të jenë zgjedhjet e vitit 2021 ku kryetari i PS do të japë porositë për nisjen e fushatës elektorale.
Një pikë tjetër e rëndësishme do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re.
Një javë para nisjes zyrtarisht të legjislacionit të ri parlamentar, mësohet se socialistët do të diskutojnë axhendën e tyre parlamentare, veçanërisht për ndryshimet e reja që do të ndërmerren për Kodin Zgjedhor me qëllim hapjen e listave dhe sfidat e sesionit parlamentar në tërësi./ Opinion.al