Nga Korça në Shkodër. Ky është udhëtimi i qeverisë e cila këtë fundjavë do të mblidhet në kryeqendren e veriut.
Burimet thanë se mbledhja e kabinetit do të mbahet në ambientet e muzeut “Marubi”. Priten të merren një sërë vendimet në mbledhjen e qeverisë këtë fundjavë.
Kryeministri Rama gjithashtu do të bëjë prezantimin e disa drejtuesve të rinj të institucioneve si dhe do të shpalosen edhe disa prej projekteve që do të investohen në qarkun e Shkodres.
Kabineti qeveritar do të qendrojë gjatë të premtes e të shtunës në Shkodër.