Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme në një takim drejtorët e policive të qarqeve në “Vilën 30” në Tiranë, ku i pranishëm është edhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Kujtojmë se një ditë më parë kreu i qeverisë mblodhi në Tiranë përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Takimi u mbajt po në vilën qeveritare dhe në fokus të diskutimeve ishte roli i shqiptarëve në rajon. Në takim nuk ishin të pranishëm përfaqësues nga Lëvizja Besa.
Kjo parti i kishte vënë kusht kryeministrit që në tryezë të mos ishte BDI, duke e akuzuar Ali Ahmetin se përdor këto takime për të amnistuar problemet e brendshme në partinë e tij.