Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama mbështeti Erdoganin, Berisha: Ndërhyrje në fushatën elektorale të vendit mik

2023/05/09 at 1:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha-Safet Gjicit: Sa të vijmë në pushtet do të heqim shtetësinë shqiptare

Në një dalje për mediat ish-kryeministri Sali Berisha, komentoi video-mesazhin e djeshëm të kryeministrit Rama, i cili shprehu mbështetjen e tij për Presidentin turk, Erdogan, në zgjedhjet presidenciale që Turqia mban në 14 maj.


Berisha e cilësoi deklaratën e Ramës si ndërhyrje skandaloze në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë.

Ndër të tjera Berisha tha se lidhjet personale të Edi Ramës me presidentin Erdogan nuk janë në përputhje me standardet mes dy kombeve të lira dhe mike por sipas tij janë lidhje para së gjithash në funksion të pushtetit të njëri-tjetrit.

“Jam sot këtu për të denoncuar publikisht ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë.

Me një mesazh të gjatë, që synon t’i adresohet komuniteti të gjerë shqiptar në republikën e Turqisë, Edi Rama, një armik i vërtetë i votës së lirë, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, u kërkon shqiptarëve, qytetarëve turq, të votojnë me 14 maj për presidentin aktual në largim të Turqisë.

Me këtë rast, duket dënuar këtë ndërhyrje të pafalshme dhe të palejueshme të një njeriu që nuk respekton asnjë ligj dhe asnjë normë, kombëtare apo ndërkombëtare, u rikujtoj komunitetit shqiptar në Turqi, duke i shprehur atij nderimin më të madh, se njeriu që u bëri thirrje nga Tirana se për kë duhet të votojnë, është një armik i vërtetë i lirive të qytetarëve shqiptarë, i votës së tyre, i pasurive të shqiptarëve, i ligjeve të vendit.

Edi Rama, pasi ka përqendruar me metodat më mafioze, të gjitha pushtetet në duart e tij, ndërtoi në Shqipëri narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Ai dhe administrata e tij, kanë vjedhur dhe përvetësuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë jo qindra, por miliarda euro. Kanë vjedhur dhe përvetësuar nga pasuria publike miliarda e miliarda euro.

Me këto mekanizma, me këtë vjedhje më e madhja në pesë shekujt e fundit në Shqipëri, Edi Rama ia doli të vendosë me shpejtësi tiraninë e varfërisë. 10 vite më parë, shqiptarët ishin qytetarët me rrogat më të larta në rajon, përfshi këtu edhe dy vende anëtare të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot, qytetarët shqiptarë kanë rrogat më të ulëta në rajon, 30-40 përqind më të ulëta se vetë Kosova.

Tirania e varfërisë, tjetërsimi i pasurive publike, sundimi i mafies, pasiguria e madhe e qytetarëve ka bërë që shqiptarët, vëllezërit tuaj të gjakut në trojet shqiptare në Shqipëri, të braktisin këtë vend sa asnjë komb tjetër në gjendje lufte apo katastrofash në planetin tonë.

Në 8 vite, u larguan nga Shqipëria 35 përqind e popullatës së vendit, më shumë se u larguan nga Siria në luftë civile apo se ç’po largohen nga Ukraina pas agresionit barbar.

Lidhjet personale të Edi Ramës me presidentin Erdogan nuk janë në përputhje me standardet e lidhjeve tradicionale mes kombeve tona të lira dhe mike. Këto lidhje janë para së gjithash në funksion të pushtetit të njëri-tjetrit.

Sikundër theksoj për të gjithë ju që ndjeni sadopak krenari me origjinën tuaj shqiptare se neo-otomanizmi është doktrinë vasaliteti, larg së qenit një doktrinë kulturale dhe miqësore mes vendeve.

Për të gjitha këto, ju bëj thirrje të flakni me neveri, me përçmim thirrjen dhe mesazhin e Edi Ramës, e një njeriu që shkel çdo rregull, e një njeriu që nuk ka pikën e moralit t’u drejtohet ju se për kë duhet të votoni.

Në emër të PD dhe opozitës shqiptare, në respekt të plotë të ligjeve, të Shqipërisë dhe Turqisë, thirrja ime për çdo qytetar turk me origjinë shqiptare është të votojë për liritë e tij, të votojë për dinjitetin e tij, të votojë për një Turqi të ëndrrës së tij dhe të mos ndikohet nga asnjë thirrje e një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij dhe e përdor atë kundër qytetarëve të vendit të tij për varfërimin dhe dëbimin e tyre nga Shqipëria”-tha Berisha.



Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Nis sot “Eurovision 2023″, detaje nga performanca e Albinës dhe familjes Kelmendi

Nis sot “Eurovision 2023″, detaje nga performanca e Albinës dhe familjes Kelmendi

Vrasjet në Beograd, mijëra qytetarë protestojnë kundër dhunës në Serbi

Vrasjet në Beograd, mijëra qytetarë protestojnë kundër dhunës në Serbi

LinkedIn mbyll aplikacionin në Kinë, shkurton më shumë se 700 vende pune

LinkedIn mbyll aplikacionin në Kinë, shkurton më shumë se 700 vende pune
















TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com