Aktualitet

Rama mbërrin në Parlament, në orën 18:00 pritet të nisë seanca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 21/07/16 |
b.f

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, pasi në orën 18:00 pritet që të nisë seanca plenare.

Rama i shoqëruar nga deputeti Eduard Shalsi nuk ka preferuar t’u përgjigjet gazetarëve në lidhje se çfarë po ndodh me reformën në drejtësi.

Ai dukej mjaft i qetë, duke lënë të kuptohet se politika shqiptare është në vigjilje të konsensusit mes palëve.

Mazhoranca dhe LSI kanë rënë dakord me propozimin e fundit të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, ndërkohë kreu i PD Lulzim Basha shprehet se negociatat janë ende në zhvillim.

Konsensusi i arritur mesditën e djeshme mes palëve politike me ndërmjetësimin e eurokomisionerit Hahn, u prish mbrëmjen e djeshme.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas