Aktualitet

“Rama lypi vaksinat”, Balla: Vendi ka nevojë për kryeministër të fortë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 13/04/21 |
Opi Nion

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla në një takim elektoral të zhvilluar nga Librazhdi ka deklaruar se vendi në sfidat që po kalon ka nevojë për kryeministra të fortë.

Gjatë fjalës së tij, Balla ka thënë se kreu i PD. Lulzim Basha është një kukull në duart e Saliut dhe të Presidentit Meta.

“Edi Rama lypi për të garantuar vaksinimin dhe rindërtimin. Në zonën e Durrësit kemi 380 familje nga Librazhdi që preken nga rindërtim.

 Ne e kemi garantuar dhe po e fitojmë luftën me pandeminë. Në politikë ka një thënie të pakundërshtueshme. Kohët e vështira kanë nevojë për kryeministra të fortë. Lulzim Basha është një kukull në duart e Saliut dhe Ilir Metës. Ne nuk mund të kthehemi më mbrapsht”, tha Taulant Balla./Opinion.al

Pas