Kryesore

Rama: Lulëzim ç’dëshmi ke mbledhur për Shtëpinë e Verdhë me mjekun peruan?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 08/11/20 |
Opi Nion

Vëmendja e politikës shqiptare është rikthyer sërish tek Kosova, pasi ish-presidenti Thaci dhe drejtues të tjerë të UÇK-së janë thirrur të pandehur nga Gjykata Speciale Hagë.

Kryeministri Rama ka rimarr këtë argument sërish mëngjesin e sotëm, kur ashtu si edhe një ditë më parë ka akuzuar Partinë Demokratike për votimin e raportit të Dick Marty. Ndër të tjera krerët e UÇK-së akuzoheshin nga ish-deputeti europian edhe për trafik organesh, që sipas tij kryhej në të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë, në veri të Shqipërisë.

Rama ka akuzuar sot drejtpërdrejt edhe kreun e PD Lulzim Basha, ndërsa thotë se ky i fundit së bashku me një mjek peruan kanë mbledhur dëshmi për Shtëpinë e Verdhë.

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkruan Rama në Tuiter./Opinion.al

 

Pas