Kryesore

Rama: Lufta në Ukrainë e bën të domosdoshme nismën e Ballkanit të Hapur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 08/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama thotë se Ballkani i Hapur është një mekanizëm që ndihmon vendet e rajonit për t’u përballur me krizat.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Ohrit, Rama tha se lufta në Ukrainë e bënë të edhe më të domosdoshëm Ballkanin e Hapur.

“Disa shënime jashtë fjalimit të përgatitur sepse besoj që ky është një rast për të folur për Ballkanin e Hapur si në Ballkanin e Hapur. Ne nuk mund të vijmë në një takim dhe të flasim sic jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel. Ne do të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni pa pasur frikë se nga e folura hapur mund të kemi më shumë probleme sesa arsyeja për tu bashkuar dhe unë dua të kujtoj se ne mblidhemi sot për herë të parë në një samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukrainë. Lufta e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe sesa ishte para se kjo luftë që i befasoi të gjithë të fillonte. Mbrëmë kam pasur kënaqësinë të takoj këtu në vigjilje të samitit të Ballkanit të Hapur ambasadorin, një ndër veteranët e diplomacisë amerikane dhe njohës i rajonit, i cili ka shërbyer në Tiranë në kohët dramatike të transformimit nga diktatura në demokraci dhe sot shërben në Beograd. Ambasadori është një nga dëshmitarët e domosdoshmërisë së BH. Ai është këtu për ta mbështetur Ballkanit të Hapur dhe kjo për mua është shumë inkurajuese. Ndërkohë që jam shumë i lumtur që me ne janë edhe kryeministri i Malit të Zi si dhe Zorani nga Bosnja, ashtu sic jam i lumtur që sot këtu janë dhe 2 miq të rëndësishëm, partnerë të pazëvendësueshëm, komisioneri Varhelyi dhe miku im Escobar. Përtej miqve dhe partnerëve, BH është i rëndësishëm për njerëzit tanë”, tha Rama.

 

Pas