Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre janë pritur në një takim nga Ati i Shenjtë, Papa Francesku.
Kreu i qeverisë Shqiptare ndodhet në Selinë e Shenjtë në kuadër të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin.
Më herët, Rama ishte i pranishëm një ceremoni që u zhvilluar pikërisht për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin me Vatikanin, ndërsa tha se në Tiranë do të ndërtohet një faltore kushtuar Shën Terezës./Opinion.al