Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama lë pas dore Angela Merkelin për t’iu përgjigjur komenteve mbi plehrat 

2016/09/25 at 9:00 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama lë pas dore Angela Merkelin për t’iu përgjigjur komenteve mbi plehrat 

Profili i Edi Ramës në Facebook këto ditë i ngjan një fytyre që ia kanë skuqur mirë faqet me shuplaka. Ai del me Lal Qazimin në Elbasan, ndjekësit i kujtojnë plehrat. Poston një foto te vjetër në Amarcord, e akuzojnë për plehrat. Shpik nje grafik se çfarë mbetjesh do importohen, sulmet i shtohen. Del me Merkelin në foto, ndjekësit i kujtojnë premtimet kur ishte në opozitë.

Që nga e enjtja, profili i Edi Ramës në Facebook u kthye në tabelë qitjeje, per mijëra vetë, qe shfryjnë mllefin dhe i kërkojnë llogari për plehrat. Në fillim ka menduar se çudia më e madhe tre ditë zgjat. Jemi në Shqipëri. Mavijosjen në fytyrë, urdhëroi t’ia trukonin nëpunësit e kryeministrisë. Puna për të fshirë komentet negative bëhej me tre turne. Mediat online e demaskuan menjëherë. Zgjidhja që i dha problemit, e bënte të dukej si frikacak me ndjekësit e tij në Facebook, shumica votues socialistë. Tre vite më parë, kur përmendte shuplakat e tyre, Rama vinte dorën në zemër dhe buzëqeshte mirënjohës, para se të lëshonte pastaj fpremtime për mrekullitë e Rilindjes. Kur pa se fshirja e komenteve e shtoi valën e inatit, kryeministri vendosi t’i kthejë përgjigje ndjekësve të tij. Pavarësisht se përgjigjet ndaj komenteve janë të ngjashme, Rama duket se merret personalisht me këtë punë. E pranon vetë në një koment që nuk është administratori i profilit që shkruan. “Ndersa ty, Lendri, te siguroj se nuk eshte administratori dhe permbajtja e opinionit tim eshte e njejta, kur edhe frika juaj nga mosinformimi shprehet njesoj, plehrat, plehrat, plehrat…” shkruan Rama.

ramcka

Përgjigja është shkruar gjatë kohës kur kryeministri ishte në Vjenë, në takim me kancelaren Merkel, Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe me kryeministra të rajonit.

Shikojeni videon më poshtë. Krerët e shteteve po përshëndeten me njëri tjetrin para se të nisë biseda, për të cilën janë mbledhur. Vetëm Edi Rama, ulur në një cep të tavolinës, nuk e ka mendjen. Shkruan në celular, mospërfillës dhe me nxitim. Ka habitur edhe Viktor Orbanin, kryeministrin e Hungarisë, që normalisht nuk ia di hallin.

Duket një mision i pamundur të përballesh i vetëm me gjithë këtë mllef që kanë sot qytetarët për importin e plehrave. Edi Rama nuk ka zgjedhur arrogancën e zakonshme kësaj radhe, sepse e di se zgjedhjet janë vetëm 9 muaj larg. Di gjithashtu që ata që i hakërrehen, që ia shkruajnë emrin në kazanët e plehrave dhe që nuk kanë frikë ta kundërshtojnë ballë për ballë, nuk janë vetëm militantët e thekur të PS. Janë qytetarë që nuk e kanë jetën të lidhur me Rilindjen, janë ata që identifikohen si elektorat i pavendosur, që shuplakat nuk ia kursejnë as PS, kur kjo i zhgënjen. Ndaj Edi Rama sot po i përgjigjet të gjithëve, i ndërgjegjshëm për gënjeshtrën e trashë që mbart arsyetimi i tij, por larg arrogances me të cilë ka qeverisur tre vitet e fundit. Ka marrë celularin dhe vazhdon të shkruajë koment pas komenti, me fytyrën e skuqur nga shuplakat, pa e vrarë mendjen nëse ka afër Merkelin, Vuçiçin apo Donald Tuskun dhe me shpresën se do t’ia falin gënjeshtrën për hir të përulësisë dhe konfidencës që po i tregon njerëzve në rrjetet sociale/ Lapsi.al

Etiketa: merkelplehratrama

Ju sugjerojmë

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
Kryesore

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

4 Tetor, 2025 3:21 pm
PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
Kryesore

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

4 Tetor, 2025 1:51 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

4 Tetor, 2025 1:25 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
Sport

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

4 Tetor, 2025 12:11 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Nga bombardimi i Dohas te negociatat, plani Trump për paqe në Lindjen e Mesme

4 Tetor, 2025 11:08 am
Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
Para
Ndahet nga jeta në moshën 46 vjeçare kreu i Bashkisë Kolonjë

Ndahet nga jeta në moshën 46 vjeçare kreu i Bashkisë Kolonjë

Policia i kontrollon lokalin, pranga biznesmenit durrësak, ju gjet kokainë

Përplasje me armë në një lokal nate në Sauk

Vendimi aburd/ Si iu ul dënimi me 14 vite biznesmenit trafikant

Vendimi aburd/ Si iu ul dënimi me 14 vite biznesmenit trafikant

TE FUNDIT

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
4 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur është hedhur nga kati i...

Lexo më shumë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
4 Tetor, 2025

Sali Berisha deklaroi se kandidati për kryebashkiak i opozitës do të jetë një “njeri i cili të ketë aftësitë për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë...

Lexo më shumë

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
4 Tetor, 2025

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk kanë negociuar për kandidatura në Tiranë, por vetëm për modelin që mund të bashkonte më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com