Aktualitet

Rama kujton grabitjen në Rinas: Sot aeroporti është më i sigurt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:56 - 31/07/22 |
Opi Nion

Gjatë inaugurimit të terminalit të ri në aeroportin e Rinasit, kryeministri Edi Rama ka kujtuar grabitjen e ndodhur në këtë vend në më 9 prill të vitit 2019.

Kreu i  qeverisë tha se tashmë aeroporti është më i sigurt dhe për shkak se është rritur numri i punonjësve të sigurisë.

 “Edhe siguria e mbajmë mend të gjithë me shqetësim e revolt skandalin e futjes deri në pistë të një bande e cila u vu prapa hekurave si rezultat i mosplotësimit të standardeve të sigurisë nga kompania që operonte aeroportin më parë. Kështu ndodh në të gjitha vendet. Policia bën simulimet e nevojshme, jep sugjerimet, identifikon pikat kritike dhe asiston operatorët në marrjen e masave të sigurisë. Sot jemi shumë më tepër të sigurt në mënyrë se si operohet ashtu sikundër falë një plani pozitiv dhe gatishmërisë së operatorit për ta zbatuar, është shtuar numri i punonjësve të sigurisë këtu. Kjo bëhet për rritje të cilësisë së shërbimit për pasagjerë”,- tha Rama.

Pas